mardi 6 novembre 2012

Ambasada e Kosoves ne Paris

Ambasada e Republikes se Kosoves ne Paris
Kontaktet:

Shërbimi konsullor

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Paris takimet me palë mbahen në ditët:

E hënë,
e marte, nga ora: 10:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 16:00
e enjte

Telefonatat për informacione Konsullore në Ambasade janë të mundshme:

E hënë, e martë nga 10:00 – 12:00 dhe nga 14:00 - 16:00

E ejte nga 10:00 - 12:00.

Takimet me palë mbahen vetëm me termin paraprak!

Lista e shërbimeve konsullore:

- Fletudhëtim për kthim ;
- Përpunim kërkesave për pasaporta,
- Për pasaporta të dëmtuara/humbura (për persona mbi 16 vjet që janë të pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës);
- Përpunim kërkesave për fitim të Shtetësisë, për lirim nga shtetësia për ankesa të drejtuara Komisionit për Shtetësi

- Përpunim i kërkesave për Regjistrimin e Shtetësisë së Kosovës
- Përpunim i kërkesave për regjistrimin e fakteve të Lindjes, për regjistrimin e fakteve të Vdekjes, për regjistrimin e Martesave
- Lëshimin e vërtetimeve të çdo llojit.
- Vërtetim për Riatdhesimin kufomave
- Konfirmim legalizimit
- Certifikatë të Zakoneve / Certificat de Coutume

Shërbime të Qytetarëve

Rubrika për Raste Emergjente

Ndihma që mund të ju ofrohet qytetarëve të Kosovës në Francë jashtë orareve të punës dhe gjatë Vikendeve:

Nëse jeni qytetarë i Kosovës, ose thërrisni për një qytetarë të Kosovës ju lutem thërrisni në numrin: 06 50 64 97 06, nëse thirrni nga jashtë Francës thërrisni: 00 33 6 50 64 97 06

Dhe ju do të jeni në kontakt të drejtpërdrejt me personelin përgjegjës të Ambasadës.

- Keni kujdes: thirrjet në ketë numër duhen të behën vetëm në raste Emergjente dhe vetëm emergjente si:

- Vdekje, aksidente të renda;
- Kidnapime, kërcënime serioze;
- Humbje dokumentesh;
- Gjendje e Jashtëzakonshme, katastrofa natyrore, etj.

Shërbime JO - emergjente

Ambasada e Kosovës është e hapur çdo ditë pune nga:

9:00 deri në 12:00 dhe nga 13:30 deri 17:00

Përveç Vikendeve dhe ditëve feste.

Takimet me palë për këtë fazë nuk praktikohen, përveç atyre qe merren paraprakisht me termin.

Për shërbime jo emergjente, çështje Konsullore dhe informata të tjera ju mund të drejtoheni në:

E-maili:
embassy.france@ks-gov.net
consullate.paris@ks-gov.net

Tel: 0033 - 14 50 00 206 për çështje Konsullore pastaj shtypni nr. (2)

Fax: 0033 - 14 50 00 240

Adresa:
E Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë është:

Metro: Direction: La Défense
http://fr.mappy.com/Argentine#d=48.875668,2.289771&p=map:Station

Bus

RER: Ligne A - Charles de Gaulle-Etoile
http://www.ratp.info/orienter/f_plan.php?fm=gif&loc=reseaux&nompdf=bus_paris〈=

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike / konsullore konsiston në:


- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në shtetin pranues;
- Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
- Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
- Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Është me rëndësi të kihet parasysh, se deri në funksionalizimin e konsullatave dhe fillimin e ofrimit të paketës së plotë të shërbimeve konsullore, përfaqësitë diplomatike mund të ofrojnë vetëm këshilla për zgjidhjen e problemeve të hasura nga shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë.

Aktualisht kur përfaqësitë diplomatike nuk mund të ofrojnë ende shërbime të tilla, por në anën tjetër rrethanat kërkojnë domosdoshmërinë e ofrimit të ndihmës së jashtëzakonshme; njoftimin për shtetasit që kanë gjetur vdekjen, personat e humbur, të burgosur; apo huazimin e mjeteve financiare, do të merret për bazë rregullorja konsullore dhe shtojcat e saj shpjeguese.

Pas funksionalizimit të misioneve konsullore rregullorja konsullore dhe aktet e tjera nënligjore parashohin që drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjindur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në: njoftimin e familjarëve për arrestimin; adresimin tek avokati mbrojtës apo kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit ët Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive që merren me shërbime funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Aucun commentaire: